Ushtaret e UÇK-së ishin model për ushtaret e sotme të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 25 November 2023
Vjosa Maloku Ramadani, nënkolonele në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se pakkush ka besuar se ajo do të mbërrijë kaq lart në FSK.
Madje, sipas saj, kanë pritur që ajo të dorëzohet qysh në fillet e jetës së saj në ushtrinë e Kosovës. Kjo për faktin e vetëm se ajo ishte grua dhe një grua e ka gati të pamundur të arrijë sukses në Forcën e Sigurisë, pasi profesioni i ushtarit është parë tradicionalisht si i dominuar nga meshkujt.
“Disa prej tyre kanë pritur që unë shpejt do të dorëzohem sepse ajo ka qenë një sfidë e madhe në fillim, kur kemi hyrë ne, dhe shumica prej tyre kanë menduar që kjo e provon dhe do të dorëzohet, për shkak të disiplinës së madhe, duke e konsideruar profesion burrash dhe jo grash”, tha ajo në intervistë me Naile Dema Selmani, në emisionin “Prijmë”, që transmetohet në Klan Kosova.
Maloku Ramadani tha se motivin për t’iu bashkuar forcave të sigurisë e mori nga gra tjera që kishin shërbyer më herët edhe në ushtrinë më të famshme të Kosovës – UÇK.
“Historia e dëshmon të kundërtën, gratë nuk kanë marrë pjesë vetëm në TMK ose FSK. Gratë kanë marrë pjesë edhe në UÇK. Janë ato të cilat ia kanë dalë. Edhe unë gjithmonë e kam gjet motivimin te ato të cilat e kanë hap rrugën për ne dhe besoj që për ne ka qenë shumë ma lehtë”, shtoi ajo.
Nënkolonelja Maloku Ramadan tha se FSK synon ta rrisë numrin e grave në ushtri e po ashtu edhe transformimin e vazhdueshëm të perceptimeve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Emisioni “Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.

Të tjera
-
Presidentja kujton 26 vjetorin e mạsạkrës në Beleg
Një çerek shekulli më parë, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, for...
-
Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit: Festë e bekuar që përçon mesazhe për paqen
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për F...
-
KFOR-i me ushtrime për kontrollin e trazirave
Karabinierët italianë dhe Policia ushtarake çeke në kuadër të misionit KFOR-i...
-
Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rrit...
-
Mandl: Qeveria duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Koso...
-
Pse ka rëndësi njohja e Kosovës nga Kenia?
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shumë shtete e kanë njohur shtetësin...
-
Arrestohet për ryshfet zyrtari në Gjakovë, kërkoi para për t’i rregulluar dokumentet për lehona
Një zyrtar i Qendrës Rajonale për punësim në Gjakovë ka kërkuar nga një perso...
-
Çmimet e kafesë rriten në nivel rekord – dhe rritja po vazhdon
Nëse kokrrat tuaja të preferuara të kafesë janë zhdukur nga raftet, mos u shq...
-
Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, iu sekuestrua botoks në vlerë të 150 mijë eurove
Një shtetas turk është dërguar në mbajtje për veprën penale “prodhim dhe shpë...
-
Zhduket një person në Fushë Kosovë
Një person është zhdukur në lagjen 28 në Fushë Kosovë, të premten. Në rapo...
-
26-vjet nga mạsạkra e Belegut të Deçanit
26-vjet më parë në Beleg të Deçanit, forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 49...
-
Shkon në 1,000 numri i të vdẹkurve nga tërmeti në Mianmar
Ekipet e huaja të shpëtimit filluan të shkojnë në Mianmar të shtunën për të n...