Lajme

Ushtarët e Kosovës dhurojnë vullnetarisht gjak

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 26 July 2021

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, civil dhe ushtarak, kanë dhuruar gjak këtë të hënë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Infokus.

“Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut Me aktivitetin koordinues të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi dhurimi vullnetar i gjakut”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Bëhet e ditur se një numër i madh i ushtarëve iu kanë përgjigjur thirrjes për dhurimin e gjakut.

“Edhe pse në vlugun e pushimeve vjetore dhe fazës së vaksinimit të personelit, në ditën e parë të aksionit u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh kënaqësi dhe vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar. Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes..

Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri dhe FSK dhe mbahet dy herë në vit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera