Lajme

Ushtarët amerikanë përshëndeten me familjarët dhe miqtë para se t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 10 January 2024

Rreth 20 ushtarë amerikanë i janë bashkuar së fundmi misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë një postim të komandës së 734-të në Gardën Kombëtare të ushtrisë së Iowa-s, ku familjarë, miq e drejtues shtetërorë e lokalë u përshëndeten me ushtarët të cilët janë vendosur në Kosovë.

“Familja dhe miqtë së bashku me drejtues lokalë dhe shtetërorë u mblodhën gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën rreth 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”.

-Advertisement-

“Ata do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mbi 3 mijë trupa që vijnë nga 28 vende të botës. Forcat amerikane në këtë mision shënojnë praninë më të madhe ushtarake në krahasim me 27 vendet tjera pjesëmarrëse në këtë mision.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera