Ushqimet të cilat vështirësojnë procesin e tretjes
Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 06 February 2018
Nëse keni probleme me procesin e tretjes në organizmin tuaj, atëherë duhet të bëni kujdes me disa ushqime, të cilat e vështirësojnë këtë proces. Këshilla tepër të vlefshme ju vijnë nga dietologe të huaja.
Agrumet
Kur keni vështirësi në tretje, ideja për të zgjedhur ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, mund t’ju duket diçka e mirë. Por në të vërtetë, paradoksalisht, rrezikohet të agravoni problemin, sepse edhe një ushqim për të cilin nuk dyshonit aspak, mund të transformohet në një “vrasës” të vërtetë për stomakun, duke shkaktuar gazra dhe fryrje.
“Ushqimet me acid, si lëngu i limonit dhe portokallit, mund të irritojnë vazhdimisht muret e stomakut dhe pasojat fillestare janë djegia dhe urthi. Ndaj, është më mirë që të shmangni agrumet derisa të ndiheni më mirë dhe të preferoni më shumë mollë të pjekura dhe banane, të cilat jua heqin ndjesinë e parehatisë”, shpjegon dietologia italiane Lori Lieberman.
Ëmbëltuesit artificialë
Ja një motiv tjetër i mirë për t’u thënë lamtumirë përgjithmonë pijeve të gazuara pa sheqer. Një studim i publikuar në revistën “Nature”, shpjegon në fakt se konsumi i sakarinës (përbërës i cili gjendet në to) ndryshon bakteret e zorrëve të cilat kontrollojnë metabolizmin, duke shkaktuar një seri shqetësimesh gastrointestinale, që jo vetëm e bëjnë të vështirë dobësimin, por arrijnë t’u shkaktojnë kile të tjera të tepërta.
Kafeja
Filxhani i dashur i kafesë mund t’ju bëjë më shumë keq sesa mund t’ju zgjojë! “Kafeja nuk është vetëm acid, por është edhe një diuretik, që do të thotë se mund të provokojë dehidratim dhe madje edhe vjellje, ndërsa kafeina mund të nxisë traktit digjestiv dhe mund të shkaktojë diarre”, paralajmëron kështu, Katie Cavuto, dietologia dhe shefja nga Filadelfia.
Dhe sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, është mirë të dini se kafeja stimulon stomakun dhe prodhon acid klorhidrik, duke shkaktuar kështu urth dhe dispepsi (keqtretje). Ja se përse, nëse keni shqetësime gastrointestinale, është e këshillueshme ta limitoni konsumimin e kafesë deri në një filxhan në ditë, duke u kujdesur gjithashtu që të mos e pini me stomakun bosh.
Xhelatina (karragenan)
Ka raste kur një produkt biologjik natyral nuk bën mirë. Në rastin në fjalë, karragenan (një xhelatinë prej algave të detit dhe e përdorur si stabilizues në disa ushqime, si në qumështin e sojës, në kosin pa yndyrë dhe në përbërës për sallata) mund të shkaktojë lehtësisht shumë probleme të zorrëve.
Brokoli dhe të ngjashmet me të
“Perimet e familjes kruçifere (ku bën pjesë edhe brokoli) përmbajnë sheqerna kompleksë, të quajtur ‘rafinozë’, që mund të formojnë gazra në brendësi të stomakut, ndërsa fibrat e tyre bëhen të patretshme, duke shkaktuar probleme në procesin e tretjes në përgjithësi”, shpjegon më tej Cavuto. Megjithatë, nuk është e thënë që të eliminoni përdorimin e tyre, por t’i përgatisni ato në avull.
Çamçakëzët pa sheqer
Përbërësit që gjenden te çamçakëzët pa sheqer, shkaktojnë fryrje të stomakut dhe nëse konsumohen në sasi të mëdha, mund të kenë një efekt të dëmshëm. “Mos e stimuloni stomakun të prodhojë acidë për të cilët trupi nuk ka nevojë, sepse kjo gjë mund të provojë formimin e ulcerës”, këshillon Lieberman.
Djathi i freskët
Një konsumim i madh i produkteve të qumështit bën keq, sepse tretja që i takon stomakut, u kalohet zorrëve, duke shkaktuar dhimbje të barkut, gazra dhe diarre, shkruan Shqip. Këshilla e Lieberman: preferoni kos dhe djathë të cilat përmbajnë një përqindje të ulët të laktozës.
Misrat
Ndryshe nga se mund të mendohet, ky ushqim është shumë i vështirë për t’u tretur dhe shumë shpesh mund të shkaktojë dhimbje të forta të barkut. Faji është i celulozës që ky ushqim përmban dhe fakti se qeniet njerëzore nuk disponojnë enzimat e nevojshme për ta shpërbërë atë plotësisht. Këshilla: përtypini shumë mirë kokrrat e misrit.
Të tjera
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...