Lajme

Ursula von der Leyen viziton Kievin, diskutohet ndihma ushtarake dhe financiare në prag të dimrit

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 20 September 2024

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, po zhvillon një vizië në kryeqytetin Ukrainas, për të diskutuar mbështetjen e Evropës, përgatitjet për dimrin, si dhe mbrojtjen dhe përparimin sa i përket kredive të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara.

Vizitën, von der leyen e nisi me homazhe në memorialin e të rënëve në luftë në qendër të Kievit ndërsa do të takohet më vonë me preisdentin e vendit Volodymir Zelenski.

Një ditë më herët presidentja e Komisionit njoftoi se 160 milionë euro nga asetet e ngrira ruse do të alokohen për të përmbushur kërkesat urgjente humanitare të Ukrainës gjatë këtij dimri.

-Advertisement-

Ajo tha gjithashtu se Rusia ka shkatërruar infrastrukturë energjitike të Ukrainës, në sasi të barazvlefshe me atë që furnizon tre shtete baltike.

Vizita e saj e tetë në Ukrainë po zhvillohet teksa forcat ukrainase që nga gushti po kryejnë një ofensivë në rajonin rus të Kurskut, dhe forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera