Rozë

Urimi i Ilir Shaqirit për 28 Nëntor lidhet me dëshirën për Bashkim Kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 28 November 2022

Ilir Shaqiri është këngëtari përmes zërit të të cilit janë lartësuar figurat më të ndritura të kombit, ata që sakrifikuan, u flijuan e dhanë gjakun për komb e atdhe.

Këngëtari i madh, në 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka lënë një urim në faqen e tij në Facebook

Gëzuar, KOMBI I DRITËS…!

-Advertisement-

…, me njomësinë e pavenitur të bashkimit në mendjet e në zemrat tona, për të përmbushur amanetin e paraardhësve tanë mendjendritur e të lavdishëm, Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë etnike!

Këngëtari pak ditë më parë sjelli edhe një këngë të re, atë me titull “Elabsan I bukur”, këngë kjo që erdhi me rastin e 113 vjetorit të veprimtarisë së Normales së Elbasanit, “Tempulli i diturisë kombëtare”, siç e cilësoi drejtori i parë i saj, Luigj Gurakuqi.

Kjo këngë vjen me tekst dhe muzikë nga Ilir Shaqiri dhe kompozim nga Naim Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera