Lajme

Urimi i “djegës” i zyrtarit të PDK-së për LDK-në

Autori: Halil Berisha 11:06 | 23 December 2019

Këtë 23 dhjetor, Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka mbushur plot 30 vite.

E këtë përvjetor, nuk e lanë pa ja uruar shumë qytetar, por edhe politikan, në mesin e të cilëve edhe ata nga partitë kundërshtare politike, shkruan gazeta InFokus.

Në mesin e tyre është edhe Bujar Cakolli i PDK-së, i cili është edhe sekretar i kësaj partie për Prishtinë.

-Advertisement-

Por, urimi i tij, ishte goxha më ndryshe se tjerët.

Cakolli, LDK-në veç si partinë më të vjetër në skenën politike të Kosovës po e konsideron edhe si partinë më naive, shkruan gazeta inFokus.

“LDK sot i paska mbush 30 vjetë jetë. Urime ky përvjetor e suksese të mëtutjeshme. Ndonëse partia më e moshuar dhe më me përvojë në skenën politike, prap se prap LDK mbetet partia më naive dhe e cila nuk u mbushë mend kurr! Shikoni dhe lexoni propagandën e eksponentëve të lartë të VV-së kundrejt Isa Mustafës dhe LDK-së, pikërisht tash në kohën kur po duan të arrijnë marrëveshje”, ka thënë Cakolli.

“Sdi çka duhet tjetër me i bë VV-ja Isa Mustafës dhe LDK-së, për veç se me quajt argat i serbisë, komunist, hajn i 3 %, me ia sulmu pronat dhe familjen, dhe LDK dhe krerët e saj me besu e shpresu ende për marrëveshje me VV-në”.

“Dikush nuk pjeket kurr, pavarësisht moshës, rritet e plaket më një parë mend!”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera