Lajme

Urimet e liderëve përmes fotografive me familje, kjo është fotografia që theu rekord

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 01 January 2022

Liderët kosovarë kanë zgjedhur që ndërrimin e moteve ta urojnë përmes fotografive me familje. Një prej këtyre fotografive ka thyer rekord, duke marrë mbi 93 mijë pëlqime.

Të gjithë politikanët e vendit kanë uruar Vitin e Ri përmes fotografive familjare. I pari që e postoi një të tillë bashkë me urim, ishte kryeministri Albin Kurti.

Si rrallëherë, ai publikoi një fotografi bashkë me gruan, vajzën dhe prindërit e tij. Me këtë foto, ai ka marrë rreth 93 mijë pëlqime.

-Advertisement-

“Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, ishte përshkrimi që Kurti ia vendosi kësaj fotografie.


Një foto të tillë familjare e publikoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë fotografi, ajo ka marr rreth 10 mijë pëlqime.

“Të jemi falenderues për familjet tona sot e çdo ditë, për dashurinë e përkrahjen e pakusht që na dhurojnë në çdo rrugëtim tonin! Gëzuar 2022 e urimet më të mira nga familja jonë. Shëndet, dashuri e shumë momente të lumtura për secilin prej jush. 🥂 🎉”, ka shkruar Osmani sipër kësaj fotografie.

Edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, uroi qytetarët bashkë me një foto me familje.

“Nga shtëpia jonë tek e juaja, Gëzuar 2022”, shkroi Abdixhiku. Ai mori rreth 9 mijë pëlqime në këtë fotografi.

Fotografi me familje për të uruar ndërrimin e motove publikoi edhe kreu i PDK’së, Memli Krasniqi.

“Të dashur miq, Urime Vitin e Ri 2022, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja!”, shkroi Krasniqi, sipër fotos ku numëron 4 mijë pëlqime.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, publikoi gjithashtu fotografi me familjen e gjerë, duke ia bashkangjitur edhe urimin për Vitin e Ri.

“Si familje ju urojmë një vit të mbarë! Faleminderit për urimet tuaja Gëzuar 2022”, ishte urimi i Haradinajt. 6 mijë pëlqime ka marrë Haradinaj me këtë foto.

Fotografia familjare s’mungoi as nga kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli. Ai në këtë foto ka marr mbi 9 mijë pëlqime.

“Kudo që të jeni, sido që të festoni, ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme. Viti i ri ju dhuroftë të gjitha të mirat në botë. Unë jam mirë, kur ju jeni mirë. Nga familja ime tek familja juaj: Gëzuar Vitin e Ri 2022!”, ka shkruar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera