Fun & Video

Urgjente për të gjithë përdoruesit e iPhone/ Po ju përgjojnë telefonin, bëni menjëherë këtë veprim…

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 11 September 2023

Përdoruesit e Apple duhet të përditësojnë pajisjet e tyre menjëherë, pasi ekspertët kanë zbuluar se telefoni juaj mund të përgjohet pa shtypur asnjë buton.

Kompania e teknologjisë, “Citizen Lab”, ka zbuluar një mënyrë të re se si hakerat kanë gjetur mundësinë për të përgjuar telefonin tuaj.

Kompania po heton softuerin e krijuar nga qeveria për një qëllim jo të mirë, i cili është një softuer i krijuar nga hakerat dhe kriminelët kibernetikë, për të vjedhur të dhënat dhe informacionet e mbrojtura.

-Advertisement-

John Scott-Railton, një studiues në kompani, shpjegoi përmes një postimi në Twitter se hakerat mund të infektojnë softuerin aktual, pa klikuar ndonjë buton apo hapur ndonjë link të dyshimtë.

Në një postim të bërë në rrjetin social “Twitter”, ai ka shkruar: “Javën e kaluar, ne zbuluam një mënyrë të re hakërimi, i cili nuk kërkon asnjë veprim nga ana juaj”.

Menjëherë pas zbulimit të këtij virusi, Citizen Lab, ia dërgoi Apple, të gjithë të dhënat e duhura, të cilët morën vendimin e menjëherëshëm për të përditësuar softuerin. Apple i ka kërkuar të gjithë përdoruesve të saj që të përditësojnë softuerin në mënyrë që të ndalojnë vjedhjen e të dhënave personale.

Në hetimin e tyre, studiuesit zbuluan se: “Ky virus ishte i aftë të kompromentonte iPhone-ët që përdornin versionin më të fundit të iOS (16.6) pa asnjë ndërveprim nga ana e përdoruesve të telefonit.”

Apple ka deklaruar se një nga viruset e quajtura “‘CVE-2023-41064’ prek iPhone-ët, iPad-ët, laptopët Mac, orat Apple, të cilët marrin virusin vetëm nëse shtypin një fotografi të cuditshme. Ndërsa virusi tjetër, i njohur si “CVE-2023-41061”- mund të prek të gjitha pajiset e Apple, nëse klikoni një material që ju është dërguar.

Apple ka deklaruar gjithashtu se është në dijeni të një raporti që i është dërguar së fundmi, ku një virus i ri ka shpërthyer por kanë mohur të japë detaje të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera