Uragani “Ian” nuk dobësohet! Shkatërron gjithçka, shkon dy shteteve të tjera amerikane!

Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 30 September 2022
Punonjësit e kërkim-shpëtimit janë vënë në garë me kohën në Florida, ku uragani Ian mbolli vetëm shkatërrim në rrugën e tij.
Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur në këtë shtet, por zyrtarët druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Presidenti Joe Biden e kishte paralajmëruar se kjo suthi mund të ishte në fakt uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës, me një “humbje të konsiderueshme jetësh”. Ian, që nuk e ka humbur forcën e tij, përkundrazi, tani po lëviz në brendësi të vendit dhe po shkon drejt Karolinës së Veriut dhe asaj Jugut.
Ende 2.2 milionë vetë në Florida janë pa energji elektrike. Ujrat e përmbytjeve kanë qenë aq të mëdha sa kanë bllokuar disa njerëz në shtëpitë e tyre, ndërsa trupat e Gardës Kombëtare po shkojnë derë më derë në qytetin e Orlandos për të shpëtuar të bllokuarit.
Ron de Santis, guvernator i Floridës: Fakti që stuhia kaloi, nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik. Deri tani janë shpëtuar 700 persona, dhe duket se do të ketë edhe shumë të tjerë, pasi angazhimi për të ndihmuar njerëzit është maksimal.
10 vdekjet e konfirmuara deri tani ishin që të gjitha në qarkun jugperëndimor Charlotte, mbi të cilin u përplasën erëra të furishme. “12 orë rresht erëra nga më të dhunshmet që kemi parë…ishte brutale për zonën”, tha një zyrtar lokal, Joseph Tiseo për BBC.
Uragani Ian goditi fillimisht Kubën, duke shkaktuar edhe atje dëme të mëdha e një ‘black out’ masiv.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...