Uragani Ian lë pa rrymë Kubën, stuhia niset drejt Floridës

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 28 September 2022
Kuba ka mbetur krejtësisht pa energji elektrike pasi Uragani Ian goditi pjesën perëndimore të ishullit, njoftoi Qeveria kubaneze.
Sistemi elektrik kolapsoi tërësisht, thanë zyrtarët, pasi një prej termocentraleve kryesore nuk mund të kthehej në funksion.
Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe në mbarë vendin janë shkatërruar ndërtesa.
Uragani Ian është i kategorisë së tretë, me erëra që arrijnë shpejtësinë prej 195 kilometrash në orë. Tani Ian është nisur drejt Floridës së Shteteve të Bashkuara.
Kreu i autoritetit për energji elektrike në Kubë tha për televizionin shtetëror se 11 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike pasi i tërë sistemi elektrik ka dalë jashtë funksionit.
Pronari i kompanisë së njohur të cigareve Finca Robaina, postoi fotografi në rrjetet sociale të shkatërrimit të shkaktuar nga uragani.
“Është apokaliptike, një katastrofë e vërtetë”, tha Hirochi Robaina.
Meteorologët kanë paralajmëruar se disa rajone të Kubës mund të përballen me 30 centimetra shi për shkak të Uraganit Ian.
Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, ka vizituar provincat e prekura dhe është zotuar se shteti do të ndihmojë qytetarët.
Uragani ka fituar forcë në Gjirin e Meksikës, pasi është larguar nga Kuba, tha Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.
Të martën mbrëma, stuhia kaloi përmes ishujve në jug të Floridës, teksa pritet që uragani të arrijë në bregun perëndimor të Floridës më vonë gjatë të mërkurës.
Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së tha se Uragani Ian mund të bëhet stuhi e kategorisë së katërt kur të godasë Floridën, me erëra të fuqishme. Rreth 2.5 milionë banorë në Floridë janë urdhëruar që të evakuohen.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, paralajmëroi se Uragani Ian do të jetë një stuhi e madhe, teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet gjatë fundjavës. Po ashtu, ai urdhëroi aktivizimin e 5.000 trupave të Gardës Kombëtare.
Zona e Tampas do të mund të përballet me goditjen e parë direkte nga një uragan që nga viti 1921, thanë zyrtarët, dhe valët e detit mund të arrijnë deri në tri metra lartësi.
Edhe shteti i Gjorgjias ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar 500 trupa të Gardës Kombëtare.
Shtëpia e Bardhë po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që do të ndihmojë shtetet dhe zyrtarët federalë të koordinohen për përpjekjet gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, por do të ndihmojë edhe me dërgimin e ndihmave.
Teksa SHBA-ja po përgatitet për Uraganin Ian, Karaibet po përballen me efektet shkatërruese të Uraganit Fiona, që goditi këtë rajon javën e kaluar./REL

Të tjera
-
“Kam trokitur në 10 dyer kam thënë që njëra ka me u qel”, – Mësimdhënësja Marie, tregon se si e hapën qendrën për pensionistë në Ferizaj
Në një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e pensionistëve të qytetit të F...
-
Muharremi: Rritja e tarifave të rrymës do të shkaktojë një valë të re inflacioni
Statisticienti Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë,...
-
Gọditet organizata shqiptare e cila trạfikọi 5 milionë euro drọgë
Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që imp...
-
Financial Times: Fuqitë ushtarake evropiane po duan të zëvendësojnë SHBA-në në NATO, po hartojnë planin
Disa nga fuqitë më të mëdha ushtarake evropiane po hartojnë plan për të marrë...
-
“Rritje e prodhimit të energjisë elektrike”, KEK-u thotë se kishte “rezultate të shkëlqyera” më 2024
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka thënë se ka pasur rezultate të shkë...
-
Nikaj i PDK-së merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
Bernard Nikaj i cili është Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë D...
-
Hasani: Draft-statuti i BE-së për Asociacionin nuk ka gjasa të anulohet
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përput...
-
“Oh kur e kum pa nusen tu ardh drejt meje, i mbeti qeizi se djali mu kish vrà” – Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i c...
-
Përparim Rama prezanton analiza: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroan...
-
Presidenti Begaj uron bektashinjtë në Ditën e Novruzit
Sot shënohet Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komuniteti...
-
Të shtëna masive në New Mexico të SHBA-së: Vritẹn tre të rinj, 14 të plagosụr
Tre persona u vranë dhe 14 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën sot në...
-
Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bie në provokime, të kujdeset për punët e veta
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë insti...