Uragani “Helene” në SHBA, mbi 100 viktima dhe qindra të zhdukur
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 01 October 2024
Banorët e pjesës perëndimore të Karolinës së Veriut vazhdojnë të vuajnë nga pasojat shkatërrimtare të uraganit “Helene”, ndërsa qindra njerëz ende të figuronin në listën e të zhdukurve të hënën. Banorët e këtij rajoni po përballen me rrugë të përmbytura dhe mungesë të shërbimeve bazë. Më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën nga pasojat e uraganit që goditi Floridën të enjten dhe pasojat e tij shkatërruese, që më vonë u ndjenë në një numër shtetesh, përfshirë Xhorxhian, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut.
Rreth 600 njerëz mbeten të zhdukur, tha në Shtëpinë e Bardhë këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Liz Sherwood-Randall, megjithëse ajo vuri në dukje se kjo shifër mund të ndryshojë pas mbërritjes së ekipeve të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga përmbytjet, erërat e forta dhe rrëshqitjet e dheut. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, thanë zyrtarët.
Banorët në komunitetet e shkatërruara vazhdojnë të jenë të izoluar për shkak të përmbytjes së rrugëve, mungesës së ujit të pijshëm, energjisë dhe shërbimit të telefonisë celulare. Në qarkun malor Bankombi, i cili përfshin destinacionin popullor turistik të Ashvilit, 35 njerëz kanë vdekur, tha sherifi i qarkut në një konferencë për shtypin. Qarku filloi të shpërndante ushqim dhe ujë të pijshëm për banorët e izoluar të hënën mbasdite. Disa furnizime duhej të transportoheshin me avion, sepse shumica e rrugëve kryesore vazhdojnë të jenë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.”Atyre po u mbaron karburanti për makineritë e mëdha dhe motosharrat, që po përdoren për pastrimin e rrugëve dhe prerjen e pemëve të rrëzuara”, tha Colleen Burns, 58 vjeç, shtëpia e së cilës ndodhet në Bërnsvil, në qarkun fiqnjë Jensi. “Ne kemi nevojë të madhe për karburant.”
Në një zonë tjetër të këtij qarku, stuhia rrëzoi një pemë shekullore rreth shtëpisë së 44 vjeçares Taylor Shelton. Bashkëshortit të saj iu deshën dy ditë me një motosharrë për të prerë një pjesë të pemës që po bllokonte rrugën para shtëpisë së tyre. Ata dhe tre fëmijët e tyre arritën të largoheshin më vonë nga shtëpia e tyre të mbuluar nga errësira për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Sipas zyrtarëve të kompanive të sigurimeve dhe ekspertëve, dëmet e shkaktuara nga uragani “Helene” pritet të arrijnë vlerën e rreth 100 miliardë dollarëve./ VOA
Të tjera
-
Rrahu gruan, arrestohet burri në Drenas
Një burrë është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten....
-
Gjakovë: Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sulmoi zyrtarët policorë
Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Gjakovë, pasi i njëjti ka kanosur...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i vodhi identitetin burrit në Gjakovë, u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet...
-
Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë
Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ...
-
I mori para gruas duke i premtuar se do t’i japë patentë shoferin, arrestohet burri në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi i njëjti i kish...
-
19-vjeçarja e shantazhon burrin me të cilin shkoi në motel, i kërkon 1 mijë euro që mos ta padisë për sụlm
Raporti i afërt me një burrë i kushtoi me arrestim një vajze 19-vjeçare në Fe...
-
Mavraj: 1 tetori – Dita e Studentëve nuk u respektua aq shumë
Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit, ka kujtuar këtë ditë të mad...
-
Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, Tahiri: Qeveria është në shkelje të rëndë ligjore
Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se mosekz...
-
Termet në Sarandë
Dridhje toke janë regjistruar mëngjesin e së martës në Shqipëri. Qendra Si...
-
Dy deputetët e LVV-së sot zyrtarizojnë largimin nga partia dhe aderimin në AKR dhe PD
Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, sot pritet ta zyrtarizojnë largimin...
-
Çfarë po ndodh me Vetëvendosjen në Drenas, raportohet për dhjetëra dorëheqje përnjëherë
Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Naim Qorri, ka folur...
-
Osmani udhëton për në Gjermani, takohet me Steinmeierin
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ...