Lajme

“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet” – Xhelal Sveçla flet pas inspektimit të urës kryesore mbi lumin Ibër

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 06 August 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar Mitrovicën e Veriut.

Ai atje u pyet nga gazetarët për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në Veri, gjë që u kritikua nga ndërkombëtarët.

Sveçla tha se është normale ajo çfarë po bëjnë institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, tha Sveçla.

Sveçla foli edhe për hapjen e Urës së Ibrit, veprim i cili nuk po përkrahet nga ndërkombëtarët.

“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Tash, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera