Opinione

UNMIK dhe EULEX, go home!

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 16 November 2017

Shkruan: Fadil Maloku

1. Misioni i UNMIK-ut dhe ai i EULEX-it, me prezencën e tyre gati dy dekadshe në Kosovë, nuk e përmbushën misionin e tyre fillestar;
– të promovimit të vlerave perëndimore;
– të sundimit ligjit;
– të luftimit të korrupsionit;
– të shtetndërtimit;
– të instalimit të kornizës demokratike;
– të tejkalimit të procesit të transicionit;
– të transparencës dhe llogaridhënies, për “djersën” e derdhur;
2. Të dy këto misione, dëshmuan se ishin dhe mbetën vetëm vegla, në duar të politikave kriminale; lokale kontinentale, e globale…
3. Elitat tona politike, duke rënë në kurthën e “obligimeve” morale ndaj bashkësisë ndërkombëtare që na e ndihmoj çlirimin, u bënë hisedare aktive në shumë afera dhe skandale të shumta korruptive e kriminale..të tyre. Ato, thjesht duhet ikin!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera