Lajme

Universitetet e kolegjet nuk i plotësojnë as kriteret minimale me staf akademik

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 01 July 2017

Shumë institucione pas marrjes së akreditimit nuk kanë vazhduar të kujdesen për mbajtjen dhe zhvillimin e stafit të tyre akademik, ka thënë për “Zërin” kryetari i KSHC-së, Blerim Rexha

Institucionet e arsimit të lartë publik dhe atij privat nuk kanë përmbushur ende kriteret minimale për stafin akademik, ndërsa sa i përket infrastrukturës institucionet e arsimit të lartë i përmbushin kriteret minimale.

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Blerim Rexha, thotë se shumë institucione pas marrjes së akreditimit nuk kanë vazhduar të kujdesen për mbajtjen dhe zhvillimin e stafit të tyre akademik. Në intervistën dhënë për “Zërin” Rexha ka përmendur disa nga arsyet që kanë çuar tek pezullimi i 131 programeve të studimit në Kosovë. Njërën nga ato ai thekson pensionimin e stafit akademik dhe mosrekrutimin e stafit të ri, moszëvendësimi i stafit akademik mbi moshën 65-vjeçare, e në anën tjetër ndodh rritja e programeve të studimit.

-Advertisement-

 

Rexha apelon tek studentët që janë regjistruar në këto programe të studimit para vendimit për pezullim të mos shqetësohen për statusin e tyre, pasi, siç është shprehur ai, procesi i pezullimit nuk afekton studentet tanimë të regjistruar në këto programe të studimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera