Sport

United merr lajm të keq sa i përket lëndimit të Marcus Rashford

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 April 2023

Manchester United ka konfirmuar se Marcus Rashford do të mungojë për disa ndeshje, pas lëndimi në muskuj që mori në ndeshjen ndaj Evertonit në Premier League.

Kjo do të thotë se Rashford do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Djajve të Kuq kundër Sevillas në Europa League.

United nuk dha një afat kohor për rikuperimin e Rashford, shkruan Goal.

-Advertisement-

Rashford është shumë përpara si golashënuesi më i mirë i United këtë sezon me 28 gola nga 47 paraqitje në të gjitha garat.

Skuadra e Ten Hag do të mirëpresë Sevillan në Old Trafford për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës të enjten, me një udhëtim në Nottingham Forest të planifikuar në Premier League tre ditë më vonë. Ndeshja e kthimit kundër Sevillas në Spanjë do të zhvillohet më 20 prill.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy