Rozë

Unikkatil bën testin e ADN-së, habitet edhe vetë nga rezultati (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 06 August 2017

Unikkatil ka shpërnda së fundmi një lajm interesant me fansat e tij. Bëhet fjalë për testin e ADN-së të cilit i është nënshtruar ai për përcaktimin e prejardhjes.

Nga rezultatet e dala, Unikkatil i përket haplogrupës së njohur Shqiptaro-Ilire autoktone E-V13. Shohim se familja Adili nga Kërçova i takojnë të njëjtës degë të E-V13 sikurse Unikkatil çka do të thotë se familjet Paloka dhe Adili janë kushëri të largët. Kjo mund të përdoret edhe si dëshmi ndaj përçarësve se nuk ka dallime gjenetike ndërmjet Shqiptarëve të Krishterë dhe Myslimanë.

Ndërsa testi etnik (i njohur si Family Finder), zbulon se ai është 96% autokton Ilir (Southeastern Europe) dhe 4% Britanik (British Isles). Kjo e fundit me sa duket e ka befasuar edhe atë.

-Advertisement-

Urrejtësit e tij mund të dëshpërohen edhe për testin etnik (autosomal) të Unikkatil-it pasi që tek elementi Sllav (Eastern Europe) rezultati i tij është 0%.

E krejt në fund, reperi u ka bërë thirrje fansave të tij që ta provojnë edhe ata këtë test nëse i kanë mundësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera