Lajme

UNICEF i dhuron MSH-së transportues të vaksinave për programin e rregullt të imunizimit

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 20 January 2021

Sot, UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut dhuruan një donacion prej 1,344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt që do të kontribuojnë në forcimin e programit të vaksinimit në Kosovë.

Sipas njoftimit, transportuesit e vaksinave janë pjesë e mbështetjes së UNICEF-it për ta forcuar infrastrukturën që ka të bëjë me zinxhirin e ftohtë në Kosovë.

“Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur, si p.sh.: fëmijët nga zonat rurale, fëmijët nga komunitetet jo-shumicë dhe ata fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara ose larg qendrave shëndetësore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

UNICEF njofton se këta transportues do të përdoren gjithashtu nga mjekët dhe infermierët e vijës së frontit për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë, ku është planifikuar që të vaksinohen rreth 4500 persona gjatë fazës së parë dhe 360,000 persona gjatë fazës së dytë.

Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe 191 institucioneve shëndetësore në nivel rajonal dhe lokal do t’u dhurohen transportuesit e vaksinave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera