UNESCO vlerëson lartë Eda Zarin (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 29 July 2017
Ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor, Herbie Hancock, në emër të UNESCO-s, Institutit të Xhazit ‘Thelonius Monk’ dhe Ditës Ndërkombëtare të Xhazit, i ka dërguar artistes shqiptare Eda Zari një letër falënderimi për kontributin në xhaz muzikë për gjatë vitit 2017.
“Falë përpjekjeve në të cilat edhe ju keni marrë pjesë shënimi dhe festimi i kësaj dite me 30 prill ishte një sukses i jashtëzakonshëm’, thuhet në letrën e falënderimit.
Ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor ka falënderuar artisten shqiptare Eda Zari edhe për kontributin e saj në mbështetje të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes për bamirësi, qëllime këto të cilat që ky vit janë pjesë e programit të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Xhaz.
“Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë partnerë si ju për të përdorur Ditën e Xhazit për të promovuar aktivitete bamirëse dhe të bazuara në shërbime që ndihmojnë të bëjnë një ndryshim pozitiv në botë. Është me të vërtetë e përshtatshme që muzika e xhazit, veçanërisht më 30 prill, duhet të përdoret si një mjet për të bashkuar dhe fuqizuar të prekurit në shoqërinë tonë’, ka shkruar Herbie Hancock.
Artistja ftohet sërish të marrë pjesë në organizimin e kësaj dite, vitin 2018. “Dita Ndërkombëtare e Xhazit, nuk mund të ndodhte pa partnerë si ju. Ne ju kemi borxh për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe presim me kënaqësi të punojmë sërish me ju edhe vitin tjetër”, thuhet krejt në fund të letrës falënderuese drejtuar artistes shqiptare të muzikës xhaz, Eda Zari, shkruan kultplus.
Në nëntor të vitit 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO zyrtarisht caktoi 30 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, për të promovuar muzikën xhaz dhe rolin diplomatik që ka në bashkimin të njerëzve në të gjitha anët e globit.
Të tjera
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...