Rozë

“Unë rri ku të dua e bëjë çka të dua”, Kaderi debaton ashpër me Gani Gërminë

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 27 November 2023

Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë (e diel) me dy banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Pas atij me Lumbardhin, këtë herë përplasja e Gani Gërmisë ka ndodhur me Kaderin.

Banorja nga Prizreni ia përmendi Ganiut se ai i ka thënë Lumbardhit “granimi të tradhton, për mua e Albyn”, ndërsa ajo kërkoi që këtë bisedë të ndalë dhe të sqarohet nesër në Prime.

-Advertisement-

“A ke mundësi me e ndalë këtë muhabet, nesër në Prime e sheh. As mos m’u afro as mos diskuto”, i tha Gani Gërmia.

Ndërsa, Kaderi iu kundërpërgjigj duke i thënë “unë ku të dua rri”, kurse Ganiu i kërkoi që ata të dy të mos e kenë asnjë komunikim.

“A ka mundësi që unë me ty mos me pasë asnjë mirëmëngjesi. Vazhdo të lutëm”, tha tutje ai.

Ndërkohë, Kaderi i tha: “Po more. Unë rri ku të dua e bëjë çka të dua”.

Kujtojmë që një debat i fortë me tone të larta ndodhi ditën e djeshme mes Gani Gërmisë dhe Lumbardhit.

Pas debatit, Gania u shpreh se të hënën do të mund të ndodh që të vendos të largohet nga shtëpia e famshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera