Sport

“Unë jam serb, idhull kam…Xherdan Shaqirin”

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 January 2019

I lindur nga dy prindër serb në Kosovë, por pothuajse nuk flet fare shqip. Ky është lojtari më i ri i Skënderbeut, Elmir Asani, i cili ka dhënë një intervistë, teksa ka rrëfyer prapaskenat e ardhjes së tij në Korçë, njohjen me Skënderbeun dhe idhullin e tij më të madh.

“Kam ardhur te Skënderbeu sepse është një klub i madh, me një traditë të madhe dhe me shumë trofe. Këto arsye më bindën ta pranoj ofertën. E kam ndjekur edhe më parë Skënderbeun, sidomos gjatë garimit në UEFA Europa League. Skënderbeu është një klub i madh dhe me siguri do të thotë shumë të luash në këtë ekip dhe për të ecur lart në karrierë”, tregon Asani për Sportekspres.

-Advertisement-

Ndër të tjera ai shpjegoi se pse nuk u bë pjesë e korçareve në merkaton e verës. Ai është formuar te skuadra e Vojvodinës në Serbi dhe nuk mund të luante jashtë shtetit të tij deri sa të mbushte 23 vjeç, ose duhej paguar taksa e formimit, ashtu siç e parashikon rregullorja e FIFA-s. Për këtë, atij iu desh të kalonte një periudhë në Austri deri në momentin që të arrinte moshën që i lejohej për të kaluar te Skënderbeu.

Asani tregon se karakteristikat e tij janë të ngjashme me sulmuesin nga Gjilani, që luan me Liverpool tani. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili është idhulli i tij.

“Idhulli im në futboll është aktualisht Xherdan Shaqiri i Liverpulit, sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë më thonë se kemi të njëjtin stil loje”, pranoi sulmuesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera