Lajme

Ulet avioni i parë me pasagjerë në aeroportin e Kukësit

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 18 April 2021

Aeroplani i parë i Kompanisë “Air Albania”, ka bërë uljen e parë në Aeroportin e ri Ndërkombëtar “Zayed, Flatrat e Veriut”.

Kryeministri Edi Rama është nisur nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Kukësit, me një grup emigrantësh që kanë udhëtuar nga Londra.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, shkruan Rama.

-Advertisement-

Në videon e publikuar, Rama dëgjohet teksa iu thotë pasagjerëve që të qëndrojnë të ndarë dhe jo ngjitur me njëri-tjetrin.

Avioni me emigrantët kuksianë zbriti fillimisht në Rinas, për shkak seshe Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera