Lajme

Ukrainë: Ky është numri i qytetarëve të shpëtuar pas sulmit në teatër

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 18 March 2022

Komisionarja për të Drejta të Njeriut në Ukrainë, Lyudmyla Denisova ka thënë se 130 persona janë shpëtuar nga rrënojat e një teatri të goditur nga një sulm ajror rus në Mariupol.

Qindra persona kanë qenë duke u strehuar në bodrum kur teatri është bombarduar nga Rusia, kanë thënë autoritetet ukrainase.

Në një adresim televiziv, Lyudmyla Denisova, ka thënë se puna për kërkim-shpëtim është duke vazhduar edhe se 1,300 persona besohet se janë ende në bodrum./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera