Lajme

Ukrainasit publikojnë shifrën e fundit për fëmijët e vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 17 March 2022

Që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në Ukrainë e deri më tani janë vrarë 108 fëmijë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme në Ukrainë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se prokurorët nuk po arrijnë të inspektojnë vendet e granatimeve.

-Advertisement-

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu ka njoftuar edhe për sulmin në Teatrin e Mariupolit.

“Qindra qytetarë me fëmijë u fshehën në bodrumet e godinës nga granatimet e vazhdueshme. Fëmija i mbijetuar është i dënuar të mbetet nën rrënoja pranë të vdekurve, pa ujë, ushqim, pa akses në ajër”, thuhet në njoftimin Ministrisë Punëve të Brendshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera