Lajme

Ukrainasit publikojnë pamje të ushtarëve rus të djegur pas sulmeve me dronë

Autori: Islam Morina 19:07 | 08 March 2022

Mediat dhe personalitetet ushtarake nga Ukraina kanë publikuar pamje të ushtarëve të karbonizuar, pas sulmeve me dronë mbi makinerinë ruse në Ukrainë.

Pamje të makinerive të djegura shkrumb e ushtarëve të karbonizuar si pasojë e sulmit, janë shfaqur nëpër Twitter, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo si duket është edhe një nga strategjitë e luftës mediale e digjitale të Kievit, për ngjallë frikë te ushtarët rus që po u binden urdhrave të Kremlinit, për të marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës.

-Advertisement-

Lufta e Putinit për të pushtuar Ukrainën tashmë po e mbyllë edhe ditën e 13 të saj, ndërkohë që sipas autoriteteve zyrtare të Ukrainës, deri tash kanë mbetur të vrarë mbi 13 mijë ushtarë rus dhe dëme të mëdha në makineri.

Në anën tjetër, shumë civilë ukrainas llogariten të vrarë gjatë bombardimeve për të marrë disa qytete strategjike në Ukrainë përfshi këtu edhe kryeqytetin e saj Kievin. Kurse mbi 1.5 milion ukrainas raportohet të kenë ikur nga lufta./Gazeta Infokus/

KUJDES PAMJE SHUMË TË RËNDA GRAFIKE:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera