Ukraina thotë se ka zmbrapsur mbi 70 sulme ruse
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 12 April 2023
Ukraina tha se forcat e saj kanë zmbrapsur dhjetëra sulme të forcave ruse në lindje, teksa luftimet intensive po vazhdojnë përreth qytetit të shkatërruar të Bahmutit.
“Pavarësisht humbjeve të mëdha të pajisjeve dhe ushtarëve, armiku nuk po heq dorë nga lufta e agresionit. Po vazhdon të përqendrojë përpjekjet kryesore në kryerjen e operacioneve të ofensivës në zonat e Limanit, Bahmutit, Avdivit dhe Marinit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 12 prill.
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 72 sulme gjatë ditës së kaluar, u tha në deklaratë.
Serhiy Cherevatyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, tha se situata në Bahmut është nën kontroll, duke shtuar se Kievi nuk do të lejojë që trupat e tij të rrethohen. Beteja disamujore për Bahmutin, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut, është shndërruar në një prej betejave më të përgjakshme të pushtimit rus të Ukrainës.
Në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Shtetet e Bashkuara do të hetojnë dokumentet e klasifikuara që kanë dalë në publik, derisa të gjendet burimi.
“Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të gjendet burimi”, tha Austin për gazetarët.
Dokumentet, që përfshijnë edhe informacione lidhur me përdorimin e municioneve nga Ukraina për Sistemin raketor të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe armëve të tjera të avancuara, rrodhën në publik javën e kaluar.
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, i ka quajtur rrjedhjet e informacioneve si gjë “shumë të pafat” duke mos ofruar detaje për atë që i cilësoi si hetime “shumë intensive” që po kryhen nga Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë./REL
Të tjera
-
Nga 1 tetori rregulla të reja në Gjermani për gomat e automjeteve, ja shenja që duhet të keni
Nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automj...
-
Thirrje e re nga Ministria e Arsimit, këtë herë mbështeten studentët e Doktoratës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë hapur thirrjen...
-
Bislimi: Kosova e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Irlandën
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin jorezid...
-
Instituti GAP: Zenun Elezaj ka realizuar vetëm 23 nga 63 premtime në Klinë
Instituti GAP ka publikuar raportin për monitorimin e premtimeve të bëra nga ...
-
Policia jep detaje për alpinisten e cila u gjet e vdekur në Malin Sharr
SPB Tetovë se sot në mëngjes është gjetur e vdekur një alpiniste 73-vjeçare n...
-
Arrestohet ‘dilleri’ 75 vjeçar në Shkodër, policia i gjeti kạnabis në banesën e tij
Një 75-vjeçar është arrestuar në Shkodër, nën akuzat për prodhim dhe shitje t...
-
Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi s’do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përball...
-
ZPS: Dëshmitari Ahmet Rrahmanaj do të flas për persona të ndaluar në Malishevë
Pas dëshmitarit të 92-të, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...
-
Ka ndërruar jetë Prof. Dr. Liman Rushiti, punonjës shumëvjeçarë në Institutin e Historisë, autorë i mbi 200 punimeve shkencore e i shumë librave të tjerë
Në orët e vona të së dielës, në moshën 82 vjeçare, ka ndërruar jetë Prof. Dr....
-
Qeveria ndan 100 mijë euro për Koalicionin Global kundër ΊṢΊṢ-it
Qeveria ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS...
-
Specialja thotë se dëshmitari i 92-të ishte ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Vesel...
-
Pse po i heton Senati Amerikan investimet e dhëndrit të Trumpit në Shqipëri e Serbi?
Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriq, tha se janë të gatshëm të bashkëp...