Lajme

Arrestohet ‘dilleri’ 75 vjeçar në Shkodër, policia i gjeti kạnabis në banesën e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 30 Shtator 2024

Një 75-vjeçar është arrestuar në Shkodër, nën akuzat për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Prekal”, policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit në fshatin Prekal, ku kanë gjetur 2.63 kg cannabis sativa.

Gjithashtu u gjetën edhe një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular, njofton policia shqiptare.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy