Lajme

Ukraina tërhiqet nga Lisiçansku, Zelensky zotohet se do të rimarrin territorin e humbur

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 July 2022

Forcat ukrainase janë tërhequr nga Lisiçansku, duke bërë që Rusia të pretendojë se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut.

Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se forcat e shtetit të tij do të rimarrin territorin e humbur.

“Nëse komandantët e ushtrisë sonë tërheqin njerëzit nga disa pika në frontin e luftës, ku armiku ka avantazh të madh në fuqinë e zjarrit, dhe kjo vlen edhe për Lisiçasnkun, do të thotë vetëm një gjë: ata do të kthehen falë taktikave tona, falën rritjes së furnizimeve me armë moderne”, tha ai një adresimi në orët e vona të 3 korrikut.

-Advertisement-

Pasi dështoi që të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, Rusia ka përqendruar ushtrinë e saj në lindje të Ukrainës dhe po synon të marrë kontrollin e Donbasit që përbëhet nga rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.

Më 3 korrik, forcat ruse intensifikuan sulmet në Donbas, duke bombarduar qytetin kyç të Sllovijanskut, ku zyrtarët lokalë thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë, përfshirë edhe një fëmijë.

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, i raportoi presidentit rus, Vladimir Putin, se ushtria ruse kishte marrë të gjithë territorin e rajonit të Luhanskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë Tass.

Komanda ushtarake e Ukrainës pranoi më 3 korrik se forcat e saj janë tërhequr nga Lisiçasku, duke shtuar se kanë vendosur që të tërhiqen për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tyre./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera