Lajme

Ukraina publikon humbjet e Rusisë që nga fillimi i luftës

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 19 March 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga 24 shkurti e deri më sot ushtria ruse ka humbur 14 mijë e 400 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq, është bërë e ditur se Rusia ka humbur 466 tanke, 1470 automjete të blinduara, 213 sisteme artilerie, 72 sisteme raketore, 44 sisteme kundërajrore.

Gjithashtu, është njoftuar se ushtria ruse ka humbur 95 avionë, 115 helikopterë, 914 automjete ushtarake, 3 varka ushtarake, 60 depozita karburanti, 17 UAV taktike,

-Advertisement-

Sot janë bërë 24 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga ushtria ruse në Ukrainë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera