Ukraina hedh poshtë pretendimet ruse për kontrollin e Soledarit

Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 14 January 2023
Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se trupat e saj kanë marrë kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Soledar, pas disa javësh luftimesh intensive.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi në një njoftim, më 13 janar, se brenda natës kishte pushtuar qytetin e rëndësishëm strategjik të minierave të kripës. Ditët e fundit, ka pasur disa raporte kontradiktore se kush e kontrollon qytetin, ndërkaq pretendimi rus nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Lidhur me diskutimet për rëndësinë e Soledarit, Ukraina dhe Uashingtoni kanë thënë se shkatërrimi masiv, të cilin e ka bërë nga Rusia, nuk ia vlen për zonën, e cila tashmë është shkatërruar pas disa javë luftimesh dhe se me siguri nuk është mjaftueshëm e rëndësishme sa për ta kthyer në mënyrë të konsiderueshme luftën në favor të Moskës.
“Luftimet e ashpra po vazhdojnë ende në qytet”, tha Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i grupit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës, më 13 janar, në një koment për median RBC-Ukrainë, vetëm disa orë pas pretendimeve të ministrisë ruse.
“Forcat e armatosura të Ukrainës po e mbajnë situatën nën kontroll në kushte të vështira”, shtoi ai.
Më herët, më 13 janar, Ukraina njoftoi se po përballej me një ofensivë ruse “të intensitetit të lartë” ndaj Soledar.
“Nata në Soledar ishte e nxehtë. Luftimet kanë vazhduar. Armiku ka zhvendosur pothuajse të gjitha forcat e tij kryesore drejt Donjeckut dhe po mban një ofensivë me intensitet të lartë”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Ganna Malyar.
“Kjo është një fazë e vështirë e luftës, por ne do të fitojmë në këtë luftë. Nuk ka dyshim”, shtoi ajo.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se qindra ushtarë ukrainas u vranë në tre ditët e fundit të luftimeve dhe bombardimeve të ashpra. Zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 500 civilë ishin bllokuar brenda qytetit, duke përfshirë 15 fëmijë. Rusia nuk foli për viktima të mundshme civile.
Rusia po përdor resurse të konsiderueshme për betejën për Soledarin ndërsa po nis një sulm në qytetin Bakhmut, që ndodhet rreth 10 kilometra në jugperëndim. Soledar do t’i siguronte Rusisë një pozicion të sigurt dhe dominues të artilerisë me rreze veprim në qytetit.
Vendosja e kontrollit të plotë mbi Soledar bën të mundur ndërprerjen e rrugëve të furnizimit të trupave ukrainase në qytetin jugperëndimor të Artemovsk dhe më pas, bllokimin dhe futjen në “kazan” të njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës që kanë mbetur aty”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Pretendimi i ministrisë vjen disa ditë pasi biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili drejton grupin e dyshuar mercenar rus Wagner, tha se forcat e tij, duke vepruar në koordinim me trupat ruse, kishin pushtuar qytetin.
Kremlini, megjithatë, kundërshtoi deklaratat e Prigozhinit, duke thënë se ndonëse kishte një “dinamikë pozitive të përparimit”, njerëzit duhet të presin “informacionet zyrtare” për situatën.
Derisa Soledar konsiderohet me rëndësi strategjike, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se një fitore ruse atje, apo edhe në Bakhmut aty pranë, mund të mos ketë një ndikim të madh në trajektoren e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që tani është në muajin e saj të 11-të.
“Madje edhe nëse Bakhmut dhe Soledar bien në duart e rusëve, kjo nuk do të ketë asnjë efekt strategjik në vetë luftën”, u tha Kirby gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, më 12 janar, “dhe sigurisht që kjo nuk do t’i ndalojë apo ngadalësojë ukrainasit”.
Ndërkohë, një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse tha më 13 janar se Bjellorusia mund të hyjë në konflikt nëse Kievi vendos të “sulmojë” atë ose Rusinë.
“Nga pikëpamja juridike, përdorimi i forcës ushtarake nga regjimi në Kiev ose invadimi në territorin e Bjellorusisë ose Rusisë nga forcat e armatosura të Ukrainës, është bazë e mjaftueshme për një përgjigje kolektive”, tha zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Alexei Polischuk për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Ai shtoi se megjithatë u takon liderëve të dy vendeve që të marrin një vendim të tillë. Ushtarët bjellorusë nuk morën pjesë në pushtim, por Minsku lejoi Rusinë të përdorte territorin e saj për të kryer operacione në konfliktin me Ukrainën.
Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se spekulimet rreth potencialit për një ofensivë të përtërirë ruse përmes Bjellorusisë fqinje, tregojnë se forcat e mbrojtjes ukrainase “duhet të jenë gati si në kufi ashtu edhe në rajone”.
“Ne e kuptojmë se përveç deklaratave të forta, nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por duhet të jemi gati si në kufi ashtu edhe në rajone”, tha ai më 11 janar.
Bjellorusia ndodhet drejtpërdrejt në veri të Ukrainës. Të dy vendet ndajnë kufirin që shtrihet për rreth 1.100 kilometra./REL

Të tjera
-
Kurti flet para takimit me liderët e partive: Të shohim kush po vjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë. ...
-
Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë m...
-
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narko*tikëve në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në t...
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...
-
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
Ushtarët polakë të KFOR-it kanë patrulluar në veri të Kosovës. Në njof...
-
Policia respekton vendimin e gjykatës, ndalohet serbi me flamur në Gazimistan
Policia e Kosovës në kuadër të detyrës për ofrimin e sigurisë, po konmtrollon...
-
Edhe Slavko Simiq pjesë në ceremoninë e Vidovdanit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska, Slavko Simiq, ka marrë pjesë...
-
Ymeri reagon ashpër për transportin e energjisë ku fitues në vlerë mbi 500 mijë euro ishte kompania EFT: Ndoshta kjo ishte “dhurata” e Kurtit për Vidovdan
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka thënë se një nga përfituesit kryesorë këtë javë...
-
AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre
Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ...
-
Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkak shënimi i Vidovdanit
Serbët janë mbledhur në Gazimestan, në periferi të Prishtinës për të fes...
-
Aksident në Kopiliq të Skenderajt, raportohet për nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Kopiliq të Poshtëm të Sken...
-
PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim ...