Lajme

Ukraina hap shtatë korridore humanitare

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 10 March 2022

Ukraina është duke hapur shtatë korridore humanitare të enjten për të ndihmuar civilët që të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk.

Korridoret humanitare janë zona ku aktiviteti ushtarak ndërpritet përkohësisht për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve, transmeton KlanKosova.

-Advertisement-

Qytetarët tashmë kanë filluar të largohen nga qyteti verilindor i Sumyt derisa po vazhdon armëpushimi lokal, ka thënë guvernatori rajonal.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për krijimin e korridoreve humanitare dhe do të zhvillojnë bisedime në Turqi gjatë ditës së sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!

Të tjera