Lajme

Ukraina dominoi axhendën e samitit të G7-ës

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 20 May 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy e solli thirrjen e tij për mbështetje ushtarake kundër pushtimit të Rusisë në samitin e udhëheqësve të G7-s në Japoni.

Përveç pjesëmarrjes në takim me udhëheqësit dhe të tjerë të ftuar, Zelensky zhvilloi takime dypalëshe.

Në krye të axhendës së G7-ës, lufta në Ukrainë dhe paraqitja e minutës së fundit e Zelenskyt shtoi presionin për të ndihmuar vendin kundër agresionit rus.

Zelensky mbërriti disa orë pasi Uashingtoni dha lajmin për lejimin e stërvitjes së pilotëve ukrainas me avionë luftarakë F-16 si dhe lejimin e aleatëve që t’ia japin Ukrainës këta avionë të përparuar, një lëvizje e dënuar nga Rusia, por e përshëndetur nga Zelensky si “historike”.

-Advertisement-

Zelensky ishte i vrullshëm pas uljes së avionit, duke filluar takimet kokë më kokë me udhëheqës të ndryshëm botërorë, përfshirë kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Shcolz e kryeministren italiane Giorgia Meloni

“Ne po koordinojmë pozicionet tona me partnerët. Mbrojtja ajrore, armatimi, avionët luftarakë. Po angazhojmë sa më shumë vende dhe udhëheqës që të jetë e mundur për hir të Ukrainës. Formulës sonë të paqes”.

Presidenti e ftoi Indinë t’i bashkohet formulës së paqes të Ukrainës gjatë bisedimeve me kryeministrin, Narendra Modi.Suksesi i vizitës së Zelenskyt në samitin e G7-s është padyshim sigurimi i avionëve luftarakë F-16 që do të rrisin fuqinë ajrore kundër Rusisë. Ndaj vendimit të Uashingtonit, Moska reagoi me zemërim duke thënë se vendet perëndimore do të përballen me “rreziqe kolosale” nëse do të furnizojnë Ukrainën me avionë F-16. Agjencia e Lajmeve TASS citoi zëvendësministrin e Jashtëm rus Aleksandër Grushko.

Tani Mbretëria e Bashkuar do të punojë me Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën “për t’i siguruar Ukrainës trajnimin e pilotëve”.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë të fillojnë trajnimin, i cili do të kryhet në luftëtarët e gjeneratës së katërt, përfshirë F-16, në javët e ardhshme, shtoi zyrtari.

Ukraina po kërkon avionët e prodhuar nga Lockheed Martin, pasi konsiderohen shumë më efektivë sesa modelet e epokës sovjetike që po përdor ende. Polonia dhe Sllovakia i kanë dorëzuar Ukrainës 27 avionë model MiG-29.

Në front, luftimet u ashpërsuan në lindje rreth Bakhmut-it, me mercenarët Ëagner që prentenduan për herë të tretë marrjen e plotë të kontrollit të qytetit. Shefi i mercenarëve Ëagner Yevgeny Prigozhin tha të shtunën se luftëtarët e tij përfunduan kapjen e Bakhmutit, por Ukraina e hodhi poshtë pretendimin dhe tha se luftimet vazhdojnë.

Prigozhin e bëri këtë pretendim përmes një video mesazhi në të cilën ai u shfaq në krah të luftëtarëve të tij që valëvisnin flamurin rus.

Bakhmut ka qenë në qendër të betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila po i afrohet muajit të 16-të.

/Klan News/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera