Lajme

Ukraina dhe Rusia pritet të vazhdojnë bisedimet

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 07 March 2022

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot për një rund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë.

Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.

-Advertisement-

Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “rundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”, raporton REL.

Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. Më shumë detaje për rundin e sotëm nuk ka ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera