Sport

Ujkani e ka një kërkesë për futbollistët rreth Bunjakut

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 05 October 2017

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, kërkon fitore ndaj Ukrainës.

Ai thotë që djemt do të mundohen që të arrijnë fitoren për trajnerin Albert Bunjaku. Ujkani ka falënderuar përzgjedhësin për punën e madhe që e ka bërë.

“Falënderoj trajnerin për mundin dhe gjithçka që ka bërë për t’i grumbulluar futbollistët që të luajnë për Kosovën. Unë besoj se mund të sigurojmë një fitore dhe atë ta arrijmë për trajnerin”, deklaroi Ujkani.

-Advertisement-

Kjo është ndeshja e fundit e Bunjakut në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sfida ndaj Islandës do të jetë e fundit e tij nën drejtimin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera