Ujkani duhet t’i lexojë këto këshilla të ish-portierit kosovar, i shërbejnë edhe në Itali
Autori: Gazeta inFokus
18:11 | 15 November 2017
Ish portieri i mirënjohur i mirënjohur, Esat Mehmeti, ka disa këshilla për portierin e Kosovës, Samir Ujkani, njëherësh anëtar i Cremoneses në Serie B në futboll.
Ujkani nuk ishte në nivelin e pritur në takim me Letoninë, ku pësoi dy gola me gabimin e tij. Megjithatë, Kosova triumfoi me rezultat 4:3 në miqësoren kundër Letonisë.

Mirëpo, ish portieri me nam, ka disa këshilla për Ujkanin. “Roli dhe detyra e portierit (dedikuar Ujkanit). Nga përvoja dhe njohja që unë kam, po detyrohem ta shprehi mendimin tim drejtuar portierit të kombëtares tonë Samir Ujkanit si një këshillë për të ardhmen e tij, për kombëtaren tonë. Vetë fakti se je lojtar i fundit nuk guxon të gabosh ti në rend të parë. Ke detyrë që të përmirësosh gabimet e lojtarëve tuaj, njëherit të diktosh, krejt rrjedhën, ritmin dhe drejtimin e lojës për një rezultat pozitiv. Portieri e ka përgjegjësin kryesore menjëherë pas trajnerit, gjatë zhvillimit të lojës…
Kur, gabon portieri në dalje larg vijës së portës, gabimin e tij në shumë raste e përmirësojnë ndonjë bashkëlojtar. Në të shumtën e raste gabimin e mbrojtjes e shpëton sulmi me shënime…sikur që edhe ndodhi parmbrëmë. Edhe vetë kërkove falje se nuk ishe në element… Ato gola mundë të pranohen, por ti duhet të vazhdosh stilin tënd, të vendosjes. Por, assesi bile edhe si kapiten të heshtësh e të futesh në portë e mos të dalësh nga porta…
Te goli i dytë: Topi dy herë ishte në lartësi të 6-7 metrave ku duhej të arrish para lojtarit e të futesh në duel më energjikisht… me zë e me komandë … po i harron gjatësinë e duarve…!? Duke ditur se jemi një kombëtare e re dhe papërvojë, unë mendojë që detyra e juaj me përvojë e dijeni kërkohet më shumë. Por, portieri me dijeni dhe inteligjencë në vlerësimet e veta dhe kundërshtarit me detyrë personale e sidomos si vendas, ndryshe si mysafir (kjo donë përgatitje speciale).
Vendosja e portierit në mbulimin e 16 metërshit është me rrezik të madh, por shpeshherë edhe fitimprurës. Portieri në një cikël: (4 ndeshje) nuk duhet të pranojë gol. Portieri në dy cikle (8 ndeshje ) forma e tij maksimale është fitimprurëse me përqindje në rezultat 30 për qind. Portieri mund të pësojë ramje forme, pas 8 apo 9 ndeshjeve. Pas dy ndeshjeve jo të mira fillon ngritja dhe rikuperimi i formës. Këshilla e ime për portierët tanë është vetëvetja – metoda dhe mënyra e tyre që mundë me dhënë maksimumin. Gjithsesi Ujkanit i nevojitet kjo”, shkruan Mehmeti.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































