Lajme

Ujësjellësi thotë se natën e Vitit të Ri të gjithë do të kenë furnizim me ujë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 30 December 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit.

“Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur”, thuhet në njoftim.

Tutje theksoet se impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 orë pa ndërprerë.

-Advertisement-

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit do të jenë në gjendje gatishmërie, vetëm që ju të kaloni çaste të bukura me më të dashurit tuaj”, përfundon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera