Lajme

Ujësjellësi njofton për ndërprerje të ujit, këto zona nuk do të kenë ujë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 13 December 2019

Ditën e hënë do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujë për rreth 6 orë në një pjesë të zonës Industriale në afërsi të Fushë Kosovës.

KRU”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e Zonës Industriale, duke filluar nga rrethi i ETC-së në drejtim të Fushë Kosovës, konkretisht blloqet e banimit” Apolonia 1”, banesat e ” Tregtisë”, banesat e “ Al Trade”, banesat e” Model Sllovenia” , banesat e “ Semitronix”  dhe banesat e “ Preniqit” se, ditën e hënë 16 dhjetor 2019, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Arsyeja e mungesës së ujit ditën e hënë është  realizimi i punimeve teknike, kyçja e gypit me diametër fi 160 mm, investim i Komunës së Prishtinës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera