Ugandë: Dyvjeçari shpëtohet pasi gëlltitet nga hipopotami

Autori: Gazeta inFokus
19:10 | 17 December 2022
Një hipopotam ka sulmuar një djalë dyvjeçar në Ugandë, duke gëlltitur gjysmën e trupit të tij, para se ta nxirrte nga goja, thuhet në një deklaratë nga Forcat Policore të Ugandës.
Djali, i quajtur Iga Paul, kishte qenë duke luajtur në shtëpinë e tij, afër liqenit Katwe, kur hipopotami iu afrua.
“Një njeri aty afër, shpëtoi viktimën, pasi ai e gjuajti me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte viktimën nga goja”, tha në deklaratë një zëdhënës i Forcave Policore të Ugandës.
Djali u dërgua në një klinikë aty pranë për lëndime në njërën dorë dhe më vonë u transferua në Spitalin Bwera, për trajtim të mëtejshëm.
Fëmija tani është liruar pasi u shërua plotësisht. Ai gjithashtu mori një vaksinë për tërbimin, përpara se t’u dorëzohej prindërve nga policia.
Të njohur si një nga kafshët më të rrezikshme në planet, hipopotamet mund të këputin një kanoe në gjysmë me nofullat e tyre të forta, shkruan CNN.

Të tjera
-
Ambasadori francez: S’jeni të izoluar përveç nëse e izoloni veten duke mos i dëgjuar miqtë e duke shitur moral
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka pasur mesazhe të qarta gjat...
-
Hapet konkursi për 20 gjyqtarë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkurs për 20 pozita për gjyqtar...
-
Reuters: Putin kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s për të ndalur luftën, ka edhe kushte të tjera
Sipas tre burimeve ruse të nivelit të lartë, Reuters ka raportuar për disa ng...
-
Orav: Shpresoj që Kosova ta formojë sa më shpejt qeverinë e re për të ecur përpara drejt BE-së
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë t...
-
Gjergj Dedaj godet ashpër LVV-në: “Janë shndërruar në uzurpatorë dhe zhvatës të shtetit”
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ash...
-
Tahiri, PDK: Të pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar pezullim...
-
Ky është 31-vjeçari që sulmoi gjinekologun Afrim Veliu në Prishtinë
Gazeta Sinjali pak më parë mësoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka arrest...
-
Pas 22 seancave, Dehari çon mesazh: Nuk konstituohet Kuvendi pa marrëveshje mes partive politike
Udhëheqësi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili vijën nga g...
-
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Kosova urgjentisht duhet...
-
Arrestohet një nga të dyshuarit që rrahën gjinekologun Afrim Veliu
Policia e Kosovës ka arrestuar një nga të dyshuarit që javën e kaluar sulmuan...
-
IKD: Sulmet e partisë në pushtet ndaj Prokurorisë, mburojë për qeveritarët
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas deklaratave të ministre...
-
Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare
Gjermania pritet të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare. ...