Uellsi, Hungaria apo Sllovakia?Bileta e fundit nga Grupin E
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 19 November 2019
Faza eliminatore për Kampionatin e 16-të Europian është shumë pranë mbylljes e duke përfshirë edhe dy skuadrat përfaqësuese që kaluan nga Grupi D tashmë numri i ekipeve që kanë siguruar pjesëmarrjen për në fazën finale të vitit tjetër është ngjitur në 19. Pra, mbetet thjesht një vend i vetëm për të plotësuar numrin 20 të kombëtareve që kualifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga 10 grupet e Kontinentit të Vjetër, ndërsa sa i përket pjesës së mbetur, siç dihet, katër vendet e fundit do të prenotojnë biletën nëpërmjet sfidave të fazës play off, që do të përcaktohen në bazë edhe të rezultateve të edicionit të parë të Ligës së Kombeve.
Ekipi i fundit pra do të dalë me shumë gjasa nga dueli Uells-Hungari, që do të mbahet në orën 20:45 në Ishull, në stadiumin e Cardiff City-t. Ky takim është i vlefshëm për Grupin E, ku Kroacia siguroi kualifikimin vetëm pak ditë më herët, falë suksesit 3-1 në Rijekë ndaj Sllovakisë. Sidoqoftë, rëndësi të veçantë paraqet gjithashtu edhe ndeshja Sllovaki – Azerbajxhan, që do të luhet në Tërnavë, në të njëjtën orë, sepse nëse Uellsi dhe Hungaria barazojnë në Kardif atëherë në rast të një suksesi në shtëpi ndaj Azerbajxhanit për në Europian kualifikohet pikërisht ekipi sllovak, për shkak të bilancit më të mirë në sfidat direkte me përfaqësuesen maxhare.
Aktualisht, pas 7 ndeshjeve të para, gjendja në Grupin E është e tillë: Hungaria pozicionohet në vendin e dytë në kuotën e 12 pikëve, Uellsi ndjek me 11, ndërsa në vendin e katërt renditet Sllovakia me një pikë më pak. Në mënyrë të kuptueshme ekipi i drejtuar nga trajneri Ryan Giggs do të kualifikohej automatikisht në rast të një fitoreje të mundshme, por, sidoqoftë, me 3 pikë në këtë takim do të garantonte pjesëmarrjen gjithashtu edhe ekipi hungarez. Në Francë, tre vjet më herët, “dragonjtë” nën drejtimin e trajnerit Chris Coleman bënë debutimin në fazën finale të Kontinentit të Vjetër, ndërsa Hungaria u rikthye në një Europian për herë të parë pas plot 44 vjetësh.
Gjërat kanë ndryshuar dhe tani Uellsi është favorit për të garantuar kualifikimin, duke patur parasysh formën tepër të dobët që po kalon ekipi maxhar. Nën drejtimin e trajnerit Marco Rossi ekipi fitoi 3 nga 4 sfidat e para në grup, duke kryesuar vazhdimisht, megjithatë në dy muajt e fundit, duke përfshirë natyrisht edhe ndeshjet miqësore hungarezët kanë humbur 4 nga 5 takimet e fundit, në një kohë kur “dragonjtë” mbajtën kundërshtarë si Sllovakia dhe Kroacia në barazim, për të mundur Azerbajxhanin 2-0 brenda në Baku, vetëm pak ditë më parë.
55-vjeçari piemontez do të ketë probleme të mëdha me formacionin, për arsye dëmtimi, gjithsesi Hungaria nuk ka fituar asnjëherë brenda në Uells. “Dragonjtë” kryesojnë bilancin e përgjithshëm të 11 ndeshjeve, 5-4 me fitore, ndërsa sa u përket sfidave brenda në Uells vendasit kanë fituar 3 dhe barazuar vetëm 1 në 4 sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave përfaqësuese.
Në Grupin C llogaritë janë mbyllur përfundimisht, kështu që ndeshjet e orës 20:45, Gjermani – Irlandë e Veriut dhe Holandë – Estoni luhen thjesht për statistika, gjithsesi nëse “panzerat” dhe “portokallinjtë” fitojnë sfidat respektive atëherë gjithçka mbetet si më parë dhe “mannschaft” do të ruajë vendin e parë.
E njëjta situatë pak a shumë përsëritet edhe në duelin Maqedoni e Veriut – Izrael, sepse në Grupin F janë kualifikuar Spanja me Suedinë. Në fund hapësirë në Supersport do të ketë gjithashtu edhe për takimin miqësor Brazil – Kore e Jugut. Ndoshta ndeshja e duhur për “verdhjeshilët” e Tites, duke patur parasysh që pak ditë më parë “Seleçao” u mund minimalisht në Arabinë Saudite nga Argjentina e Mesit. Nga Riadi “pentakampeonët” këtë herë do të zhvendosen në Emiratet e Bashkuara Arabe, në stadiumin “Mohammed Bin Zayed”, në Abu Dabi, ku në orën 14:30 Brazili do të bëj çmos për t’u kthyer në rrugën e duhur, duke patur parasysh që skuadra e Tites numëron tashmë plot pesë ndeshje pa fitore.
Të tjera
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...