Sport

UEFA vendos, ky është dënimi për gjyqtarin që përdori fyerje raciste në ndeshjen PSG – Basaksehir

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 09 December 2020

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka marrë vendimin për gjyqtarin që iu drejtua me fjalë raciste ndihmës trajnerit të Basaksehirit, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi që po zhvillohej mes Paris Saint Germanit dhe Basaksehirit, mbrëmë, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve u ndërpre në minutën e 16-të për arsye se gjyqtari i katërt fyeu me fjalë të rënda anëtarin e klubit turk.

Kështu, sipas nenit të 3-të dhe 14-të të UEFA-s, “çdo person në fushën e lojës që fyen dinjitetin njerëzor të një personi ose grupi personash për çfarëdo arsye, përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, fenë, origjinën etnike, gjininë dhe orientimin seksual pezullohet nga puna për dhjetë ndeshje”.

-Advertisement-

Pra, sipas vendimit të marrë, gjyqtari rumun nuk do të ketë të drejt të ndaj drejtësinë në dhjetë sfida./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera