Sport

UEFA shpërblen Trepçën ’89 dhe Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 04 October 2017

Federatate Futbollit e Kosovës (FFK) u ka ndarë shpërblimet e UEFA-së Trepçës ’89 dhe Prishtinës, për pjesëmarrje në garat evropiane në sezonin 2017/2018

Trepçës ’89 është shpërblyer me gjithsej 480 mijë euro nga UEFA. 260 mijë euro si fitues i titullit të kampionit të Kosovës, dhe 220 mijë të tjera për shkak të pjesëmarrjes në kualifikimit e raundit te parë preliminar në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga ekipi i Vikingur.

Ndërsa, Prishtina është shpërblyer me 215 mijë euro, pasi u kualifikua në raundin e parë preliminar të kualifikimeve për Europa League, ku u eliminua nga ekipi suedez i Norrkoping.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera