Sport

UEFA refuzon ‘Voluntary Agreement’ me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 16 December 2017

Kishte ditë që ishte paralajmëruar nga mediet spanjolle, por sot është bërë zyrtare. UEFA ka refuzuar marrëveshjen me Milanin ‘Voluntary Agreement’, parashikuar nga Fair Play Financiar.

Në komunikatën për refuzimin e marrëveshjes, UEFA thotë se pasi ka analizuar me vëmendje të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kuqezinjtë, ka vërejtur pasiguri në lidhje me rifinancimin e borxhit, që duhet shlyer brenda tetorit të 2018-ës.

Uefa njofton se AC Milan do të vijojë të jetë subjekt i monitorimit aktual dhe se në muajt e parë të 2018-ës do të bëhet një vlerësim i situatës.

-Advertisement-

Me këtë vendim, por edhe me vështirësitë për të arritur kualifikimin në Champions, duket se kuqezinjtë do të përballen me vështirësi të mëdha, çka nënkupton se do të detyrohen të shesin disa prej lojtarëve më të vlerësuar.

Vetë Drejtori Sportiv i Milanit, Marco Fassone u shpreh se ky ishte një vendim i pritshëm, pasi kërkesat e UEFA-s ishin të pamundura për t’u plotësuar menjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera