Sport

UEFA e konfirmon, Kosova me dy skuadra në garat europiane (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 26 September 2017

Shtëpia më e madhe e futbollit europian UEFA edhe njëherë e ka konfirmuar lajmin se Kosova do të luaj me dy skuadra në garat e Europës.

Gazetari i Supersport Kosova, Arlind Sadiku ka kontaktuar me “UEFA Media” të cilët ia kanë konfirmuar lajmin se Kosova do të paraqitet me dy klube, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Europa Ligë – ashtu siç ishte vitin e kaluar.

Megjithatë do të ketë ndryshime sa i përket paraqitjes së parë historike të klubeve të Kosovës.

-Advertisement-

Kampioni i Superligës do të luaj një ndeshje parakualifikuese, ku do t’i ketë tre kundërshtar potencial – nëse kalohet kjo fazë, atëherë fiton të drejtën për të luajtur në kualifikime.

Njëjtë vlen edhe për fituesin e Digitalb Kupës, ku fituesi do ta ketë një prej 15 kundërshtarëve të mundshëm për fazën e parakualifikimit.

Kujtojmë se sezonin e kaluar kishim dy skuadra Trepça ‘89 si kampion i Superligës dhe Prishtinën si kampion i Kupës së Kosovës./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera