Sport

UEFA cakton gjyqtarin e njohur për ndeshjen Shqipëri – Izrael

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 05 September 2018
UEFA ka caktuar gjyqtarin kryesor për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Një hungarez për Shqipëri – Izrael.

Sfida e 7 shtatorit në Elbasan do të drejtohet nga arbitri i mirënjohur Viktor Kassai.

42-vjeçari nga Tatabanya është një gjyqtar shumë i njohur në arenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Në vitin 2011 UEFA vendosi që Kassai të gjykonte finalen e Champions League mes Barcelonës dhe Manchester United, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Botërorit të vitit 2010 dhe Europianit të vitit 2012.

Vitin e kaluar në Champions League, hungarezi irritoi tejmase futbollistët dhe tifozët e Bayern Munich me vendimet e tij në sfidën e kthimit gjysmëfinale të Champions League dhe me atë paraqitje të dobët humbi pikë të rëndësishme në sytë e UEFA-s.

Për të ruajtur standartin e lartë të arbitrimit dhe për t’iu rikthyer niveleve më të larta UEFA i ka caktuar Kassai gjykimin e sfidës shumë delikate të Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera