Sport

Udinese me “dorë të hekurt” kundër racizmit, përjashtim përjetë nga stadiumi!

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 22 January 2024

Episodi i racizimit ndaj Mike Maignan në ndeshjen mes Milanit dhe Udineses nga tifozeria e këtyre të fundit, pritet të dënohet ashpër.

Nëpërmjet kamerave në stadiumin “Blue energy”, klubi friulian ka nisur procesin e identifikimit të personave që ishin protagonist në thirrjet kundër francezit të kuqezinjve ndërsa një prej zyrtarëve të klubit, theksoi se këta persona do të përjashtohen përjetë nga stadiumi.

Nga ana tjetër, Udinese shpreson t’i shpëtojë mbylljes së sektorit në stadium pasi klubi beson fort se pjesa më e madhe nuk kishte rol në koret raciste. Ndër të tjera, në një reagim të fundit, Udinese vendos theksin te fakti se është një klub multietnik ku racizmi nuk bën pjesë dhe kultura e gjithsecilit respektohet maksimalisht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera