Udhëzim nga gjinekologu për t’u vaksinuar, MSh-ja sqaron nëse u duhet shtatzënave ky dokument
Autori: H. Smajli 14:38 | 08 September 2021
Disa qendra të vaksinimit në vend po iu krijojnë probleme shtatzënave që shkojnë për t’u vaksinuar duke u kërkuar një udhëzim nga gjinekologu. Pa një udhëzim të tillë, ato nuk po vaksinohen.
Gazeta Infokus ka raportuar të mërkurën në lidhje me këtë problem për të cilin po akuzohet Ministria e Shëndetësisë për keqmenaxhim të situatës.
Ndërsa në një përgjigje për Gaztën Infokus nga MSh-ja kanë thënë se shtatzënave nuk u kërkohet një dokument i tillë.
“MSh u ka bërë thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen. Konsultimi me gjinekologun apo me mjek që përcjell gjendjen shëndetësore e lehtëson marrjen e vendimit tek shtatzënat sigurisht dhe nuk kërkohet ndonjë udhëzim me shkrim qe shtatzënat ta kenë me vete për t’u vaksinuar”, është thënë në përgjigjen e tyre.
Mirëpo një gjë tjetër po e thotë, gjinekologu Blerim Syla, sipas të cilit ka pasë disa raste që gra shtatzëna kanë kërkuar te ai udhëzim për shkak se ky dokument po iu kërkohet në qendrat e vaksinimit.
“Edhe një problem tjetër shumë i madh pse këto gra kanë përfunduar të pavaksinuara është sepse kur shkojnë në qendrat e vaksinimit u kërkohet udhëzim nga gjinekologu. Asnjë gjinekolog nuk jep udhëzim sepse kështu nuk shkruan në protokoll. Unë i kam të njohura të paktën pesë ose 6 raste. Nuk ka nevojë që gratë shtatzëna të paraqesin një dokument sepse nuk është antibiotik, por është vaksinë dhe nuk kanë nevojë që në qendra të vaksinimit të malltretohen dhe të ofendohen. Komiteti për COVID-19 këtu është fajtor dhe duhet të dalë më udhëzime të qarta”, ka thënë Syla.
LEXO EDHE: Gratë shtatzëna nuk i vaksinojnë në qendrat e vaksinimit, MSh-ja përpiqet të shfajësohet
Kujtojmë se vetëm në muajin gusht në Klinikën e Gjinekologjisë janë trajtuar 90 gra të infektuara me COVID-19 derisa në ditët e fundit disa raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën 2 mijë e 685 persona./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...