Lajme

Udhëtoi me Bislimin në Bruksel, Sinani e ngrit çështjen e Luginës me ambasadorin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 16 November 2022

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani ka konfirmuar se ka qëndruar në Bruskel. Ajo ka njoftuar për një takim me ambasadorin e Kosovës në kryeqytetin evropian, Agron Bajrami.

Me Bajramin, Sinani ka thënë se ka biseduar lidhur me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ajo ka thënë se shqiptarët në Luginë mbeten ende të shtypur dhe të diskriminuar.

-Advertisement-

“Në Bruksel takova Ambasadorin SH.T. Agron Bajrami. Ishte një kënaqësi e veçantë të vizitoj ambasadën e Kosovës në Bruksel ku u prita me shumë respekt nga ambasadori SH.T Agron Bajrami. Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale rreth Kosovës, por edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët mbetën të diskriminuar dhe të shtypur, gjë që konfirmohet edhe nga raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave të njëpasnjëshme amerikane”, ka deklaruar ajo.

Sinani ka thënë se harmonizimi i sotëm i standardeve të të drejtave të komuniteteve jo shumicë midis dy vendeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, është në interes të paqes së nesërme midis tyre.

“Ambasadorin Bajrami dhe stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës e falënderova posaçërisht për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Në media ishte raportuar se Sinani kishte fluturuar drejt Brukselit krah zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera