Fun & Video

Udhëtoi 3800 milje për ti propozuar të dashurës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 13 May 2017

Tom Jacoby ka udhëtuar rreth 3800 milje për ti propozuar martesë të dashurës së tij, vetëm 6 muaj pasi u njohën në një faqe online.

Ai e surprizoi Lauren Luicille në stacionin e Londrës, pasi ajo po bënte një udhëtim nëpër Europë. Sipas pamjeve të publikuara, sapo i tha që është dashuria e jetës së tij, ai u ul në gjunjë për ti propozuar martesë, nga e cila mori përgjigje pozitive.

“Kjo ishte vërtetë surpriza më e madhe që kam marrë në jetë, nuk mund ta besoja se ai ishte përballë meje. Kam qenë duke udhëtuar për 3 javët e fundit në Itali, Francë dhe Budapest e nuk kam patur asnjë kontakt me Tom, dhe papritmas ai po më priste në Londër,” – tha vajza nga Ohio.

-Advertisement-

Ata të dy u njohën në mars të 2016 dhe u dashuruan pas kontaktit që patën në Match.com, faqe online për tu njohur me njerëz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera