Udhëtimi drejt Zvicrës, kushtet e reja për shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 04 October 2021
E ndërsa më parë lejoheshin udhëtimet edhe me tampon, tashmë Zvicra ka shtrënguar masat kundër COVID-19. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur që të lejojë hyrjen brenda territorit të saj vetëm për qytetarët që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve. Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna.
Njoftimi i plotë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet.
🔴Do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA).
Përveç çertifikatës së vaksinimit Covid-19 lëshuar nga autoritetet shqiptare, udhëtarët duhet të plotësojnë edhe formularin 📝 për hyrje në Zvicër, të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm: 👇https://swissplf.admin.ch/formular
Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilat aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të çertifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.
Të gjithë personat që janë vaksinuar jashtë Zvicrës me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe OBSH dhe janë rezidentë në Zvicër, ose që hyjnë në Zvicër për qëndrim afatshkurtër, mund të aplikojnë për certifikatë zvicerane Covid.
❗Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid të BE-së janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria 🇦🇱.
🟢 Nga këto rregulla përjashtohen vetëm rastet e konsideruara si udhëtime të domosdoshme.
ℹ Për më shumë informacion, klikoni në faqet zyrtare të: 👇
✅ Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM):
https://www.sem.admin.ch/…/faq-einreiseverweigerung…
✅ Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP):
https://www.bag.admin.ch/…/quarantaene-einreisende.html
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...