Lajme

Udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë: Kemi automjet të vitit 1973

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 05 January 2022

Latif Zeka, udhëheqës i brigadës së zjarrfikëseve në Prishtinë, foli për sfidat me të cilat po përballen zjarrfikësit.

Zeka tregoi se për rajonin e Prishtinës janë vetëm 99 zjarrfikës, mosha mesatare e të cilëve është 51 vjet.

“Që 18 vjet nuk kemi pranuar asnjë zjarrfikës, përderisa ka shumë të interesuar”, u shpreh ai.

-Advertisement-

“Vetëm Prishtina duhet ti ketë së paku 150 zjarrfikës, Fushë Kosova, Obiliqi e Graçanica duhet t’i kenë zjarrfikësit e vetë”.

Zeka tha se për vitin 2021 kanë pasur rekord të rasteve ku kanë intervenuar.

“Brenda vitit 2021 i kemi pasur 2 mijë e 150 raste, që është një rekord për neve”, tha Zeka.

“Ka pasur shumë zjarre fushore-malore, vërshime, aksidente të komunikacionit dhe probleme me rrymën. Zjarrfikësit janë marrë edhe me ngecjen e qytetarëve në ashensor. Po ashtu me qen e mace që bien në puseta”.

Tutje Zeka u ankua për kushtet infrastrukturore të vështira, derisa të arrijnë tek vendi për intervenim.

“Unë shpesh i pyes si po mund të kalojnë këtë rrugë, qytetarët përpiqen të lirojnë rrugën, por nuk ka hapësirë”.

Udhëheqësi i brigadës falënderoi qeverinë, pasi tha se zjarrfikëset janë paguar me përpikëri.

Zeka po ashtu kritikoi ndarjen prej 10 milionë eurosh për policinë dhe zjarrfikësit nga buxheti për këtë vit, pasi sipas tij, kjo shumë nuk është e mjaftueshme, pasi duhen riparime.

“Ne kemi automjet të vitit 1973”, tregoi Zeka në Klan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera